Sporti

Vavalis pasi mposhti Llapin: Fitore shumë e madhe, kemi akoma shumë gjëra për të përmirësuar

10/22/2023 15:02
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka fituar sot derbin ndaj Llapit në xhiron e 10’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita doli triumfuese nga ‘Zahir Pajaziti’, pasi mposhti Llapin me rezultatin minimal 0-1, pas golit të Almir Ajzeraj, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Vavalis u shpreh tepër i lumtur me fitoren dhe tha se ishte e rëndësishme të vazhdohet seria pozitive.

“Fitore e madhe, çdo fitore është me rëndësi. Jam i lumtur me rezutlatin, ka gjëra që duhet të përmirësohen. Gjëja më e rëndësishme që e vazhdojmë serinë pozitive”, tha fillimisht Vavalis për Art Sport1.

“Nuk jam i kënaqur shumë me lojën, mund të krijojmë më shumë – por është derbi. Me rëndësi ishte të mos pësojmë gol dhe të realizojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport