Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrën e fshatit Dukat në Vlorë.
Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj në zonë, teksa po favorizohen nga era duke djegur shkurre dhe bimësi në fshat.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar flakët, ndërsa nga Emergjencat Civile deri në këtë moment bëhet me dije se situata është nën kontroll.


