Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta pres nesër në takim Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 10:05.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë./Gazeta Blic/


