Lajme

Vance: Dhuna antisemite nuk ka vend në ShBA

05/22/2025 16:27
nga:G B

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance deklaroi se “i thyhet zemra” për dy personat e vrarë në Muzeun Hebraik në Washington.

“Dhuna antisemite nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara”, tha ai, raporton BBC.

“Po lutemi për familjet e tyre dhe të gjithë miqtë tanë në ambasadën izraelite, ku punonin dy viktimat”, shtoi Vance.

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje duke u larguar nga një aktivitet në muze.

Sarah Lynn Milgrim dhe Yaron Lischinsky ishin çift dhe “në kulmin e jetës së tyre” para se të vriteshin, deklaruan nga ambasada e Izraelit në ShBA.