Zgjedhjet në FFK. Kjo është tema më e madhe në opinionin sportiv në Kosovë.
Gara për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës pritet të jetë mes Agim Ademit, kryetarit aktual dhe Gramoz Vokrrit.
Një nga klubet që ja kanë dhënë nënshkrimin Gramoz Vokrrit është edhe FC Drita, shkruan GazetaBlic Sport.
Zymberi dje ka zbuluar arysen pse e kanë bërë një gjë të tillë:
“E para është që zgjedhjet në se ka mendim ndryshe është vlerë. E dyta, Drita është një prej ekipeve që prej pranimit më të suksseshme në nivel vendi dhe në arenën ndërkombëtare. Ne e ndjejmë si përgjegjësi duhet të kontribojmë që të ketë demokraci e liri. Kjo është një prej arsyeve të para që ne kemi vendos që mos t’i cenohet e drejta, jo Gramoz Vokrrit, po askujt. Mos të ketë tentativa që të ngulfatet apo të shkohet veç me një kandidat. Kjo po determinohet menjëherë që ne jemi kundër Ademit, por jo. Duhet të jetë gara e hapur, t’i shohim programet, ndoshta dikush është më i mirë se Agim Ademi”, tha Valon Zymberi nga FC Drita në Kanal10.
/GazetaBlic Sport


