Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha së fundmi ka ndërruar ekip.
Ish anëtari i skuadrës franceze, Reims, është transferuar në Australi aty ku do të luajë për skuadrën e njohur, Melbourne City, shkruan GazetaBlic Sport.
Berisha foli për karrierën e tij të gjatë e me lëndime duke theksuar ndër të tjerash se gjithmonë do të jetë i gatshëm të vij dhe të luajë për Kombëtaren e Kosovës.
“Unë jam i gatshëm, në momentin që më thërrasin marrë rrugën e gjatë dhe vi, kështu që vendimi i mbetet Federatës dhe trajnerit. Largësia ndoshta mundet me bë një reflektim për ta, por unë jam gjithmonë i gatshëm për të luajtur për Kosovën”, tha Valon Berisha në emisionin Koha Shtesë.
/GazetaBlic Sport/


