Lajme

Vaksinohet Ramush Haradinaj

07/28/2021 14:08
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, është vaksinuar sot, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.

Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.

Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!
RH