Lajme

Vaksinat, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer

3 vite më parë
nga:M K

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ të votuar në seancë plenare për marrëveshjen mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat e Covid-19.

Kreu i shtetit shqiptar ka dekretuar gjithashtu edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik, si edhe ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, raporton A2.