Lajme

Alarmon Oda e Mjekëve: Ikja e mjekëve trend në rritje, fajtore neglizhenca e të gjithë ministrave të shëndetësisë, pa dallim

11/11/2021 12:00
nga:Q R

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është në rritje. E krejt kjo, sipas tij, po ndodhë për shkak të kushteve të punës, kualitetit të specializimeve si dhe pagave, shkruan Gazeta Blic.

I pari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për ‘Gazeta Blic’, se për 9 muaj janë larguar 130 mjekë nga Kosova.

“Tri vitet e fundit i kemi pasur 105, 106 dhe 110, sivjet i kemi 130 për 9 muaj dhe ky është trend i rritjes. Nëse ne bëjmë kalkulime të gjithë ata të cilët janë duke e mësuar gjermanishtën dhe vështirësitë për të depërtuar deri atje për shkak të vizave dhe covidit dhe nëse këto faktor bllokues që i përmenda zbuten, atëherë ky trend do të rritët edhe më shumë dhe atëherë është vonë për të ndërmarrë dicka”, deklaron Sejdiu.

Derisa flet për situatën e mjekëve në Kosovë, Sejdiu, thotë se arsyet e ikjes së mjekëve i kanë diskutuar me secilin ministër që ka qenë në pushtet, por që, sipas tij, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

“Arsyet kryesore janë kushtet e punës, kushtet dhe kualiteti i specializimeve dhe e treta pagat, te pagat hyn edhe specialistet e rinj edhe ata me përvojë. Secili ministër që ka ardhë në pushtet ja kemi treguar këto dhe i kemi dhënë ide çka duhet të bëhet me ta, por asnjëherë s’kemi marrë përgjigje dhe as një hap nga MSH”, thotë ai.

Video e plotë:

Dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë, çështje ditësh