Sergio Aguero komentoi mbrëmë El Clasico për Star+ dhe pati një reagim shumë të gjallë nga divani në shtëpi pas golit të Franck Kessie, i cili ia solli Barçës fitoren e madhe.
Barcelona fitoi ndaj Real Madridin me rezultatin 2-1, me golin e vonshëm të Franck Kessie në minutën e 92’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Kun, një ish lojtar i Atletico Madrid dhe poashtu i Barcelonës në La Liga dhe ‘armik’ sportiv i Los Blancos, e lëshoi veten me një deklaratë: “Madridistë qani, ****”, tha Aguero.
Agüero pati një periudhë të shkurtër te Barcelona. Ish-lojtari luajti vetëm në pesë ndeshje për klubin përpara se të detyrohej të tërhiqej për shkak të një sëmundjeje të zemrës.
/GazetaBlic Sport
Soy muy fan de @aguerosergiokun. Minuto 1 en adelante. pic.twitter.com/FYKabyPP0H
— Juan Carlos Galindo (@depenalty) March 20, 2023


