Sporti

Usyk tallet keq me Joshuan: Nuk po mendoj fare për duelin, jam duke menduar për djalin tim që ka filluar shkollën tani!

09/20/2021 21:52
nga:Lorik J

Ukrainasi Oleksandr Usyk thotë se është më shumë i shqetësuar për ditët e para të djalit të tij në shkollë sesa për përballjen kundër kampionit botëror të peshave të rënda, Anthony Joshua në Londër të Shtunën.

Joshua do të vendosë titujt e tij WBA, IBF, WBO dhe IBO në luftën kundër Usyk në stadiumin Tottenham Hotspur, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për momentin nuk po mendoj për Anthony Joshua”, tha Usyk për The Sun.

“Unë nuk mendoj se çfarë do të bëjë, ose si do të boksojë. Tani për tani mendoj më shumë se si ndihet djali im në shkoll,  sepse ai sapo ka filluar klasën e parë dhe ai me të vërtetë nuk donte të shkonte dhe ta bënte atë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport