Lajme

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës, arrestohet prizrenasi

05/23/2023 10:11
nga:Y I

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.