Lajme

Ushtria ruse publikoi pamjet e sulmit të parë me raketë hipersonike

03/19/2022 14:01
nga:Astrit Gashi

Vëtëm disa orë pasi që pranoi se ka përdorur raketë hipersonike, për herë të parë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, ministria ruse e Mbrojtjes publikoi sot pamjet e goditjes të një caku me këtë lloj të armatimit.

Në njoftimin e ministri së Mbrojtjes në Twitter, ndër të tjera u theksua se gjatë sulmit me raketë hipersonike u shkatërrua një depo nëntokësore e armatimit e forcave ukrainase.