Të paktën 10 persona u vranë dhe disa u plagosën kur një avion luftarak ushtarak nigerian që ndiqte banditët në dy fshatra bombardoi gabimisht civilët në shtetin veriperëndimor të Sokoto të mërkurën, tha guvernatori i shtetit Ahmed Aliyu.
“Avionët ushtarakë ishin në misionin e tyre për të eliminuar grupet e armatosura kriminale që terrorizonin shtetin dhe gabimisht gjuajtën njerëzit e pafajshëm të këtij komuniteti”, tha Aliyu në një deklaratë.
Aliyu shtoi se shteti do të bashkëpunojë me autoritetet e tjera për të hetuar operacionin ushtarak që vrau njerëz në fshatrat Gidan Sama dhe Rintuëa në zonën e qeverisjes lokale, Surame.
Ushtria vonë të mërkurën tha se kishte goditur objektiva në afërsi të Gidan Sama dhe Rumtuëa të identifikuar si të lidhur me grupin Lakuraëa, por nuk dha asnjë detaj mbi civilët e prekur, shkruan Reuters.