Lajme

Ushtria e Ukrainës: Raketat ruse goditën Donetskun

11/18/2022 07:46
nga:G B

Ushtria e Ukrainës ka thënë se raketat dhe predha ruse kanë goditur disa rajone, derisa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donetskut.

Kjo ushtri gjithashtu bëri të ditur se forcat ruse qëlluan me artileri mbi qytetet Bakhmut dhe Soledar, shkruan Sky News.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se sulmet ruse goditën edhe Balakliyan në rajonin verilindor të Kharkivit dhe Nikopolin.

Ndryshe, rajoni i Donetskut ka përjetuar luftimet më të rënda në luftën nëntëmujore të Rusisë kundër Ukrainës.