Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullim rutinë në Zubin Potok

2 ditë më parë
nga:G C

Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Operative të Rezervës (ORF-BN), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një patrullim rutinë në komunën e Zubin Potokut.

Qëllimi i këtij patrullimi ishte sigurimi i rendit dhe mundësimi i lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Bëhet e ditur se patrullimi është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR, i cili ka si prioritet garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.