Lajme

UP-ja bëri thirrje për financimin e projekteve shkencore

04/29/2022 21:27
nga:Astrit Gashi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bëri thirrje për aplikim për financimin e projekteve shkencore.

Shuma e përgjithshme për financimin e projekteve shkencore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022 është 77 mijë e 400 euro.

Në një njoftim, UP ths se rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive është një nga objektivat e Planit Strategjik për 2020-2020.

“Përmes nxitjes së aktiviteteve kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive, UP-ja ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim.

Të drejtë aplikimi për projekte shkencore kanë të gjitha grupet kërkimore dhe stafi i UP-së (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune) dhe studentët e doktoratës që identifikohen me njësinë akademike.