Lajme

Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

03/29/2024 15:49
nga:Sh R

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë.

Përmes një komunikate nga KFOR-i, thuhet se Ulutash dhe Crosetto kanë ndarë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it përshëndeti profesionalizmin e trupave italiane dhe kontributin e tyre në aktivitetet e përditshme të KFOR-it.

“Profesionalizmi dhe angazhimi juaj janë të lavdërueshme; ato pasqyrojnë vlerat e Republikës italiane dhe kontributin e gjatë dhe angazhimin e palëkundur të Italisë në këtë mision të NATO-s dhe për stabilitetin rajonal”, tha Crosetto.

Crosseto gjatë ditës është pritur në takim edhe nga homologu i tij italian, Ejup Maqedonci, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtje.