Lajme

Ulutash flet për stabilitetin e rajonit me shefin e ushtrisë serbe

10/02/2024 17:58
nga:Y I

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd të Serbisë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ata i ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në të gjithë rajonin dhe bënë një pasqyrë të aktiviteteve të tyre të bashkëpunimit.

“Ata ripohuan rëndësinë e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur, pasi ky është çelësi për konsolidimin e stabilitetit rajonal”.

Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutash me homologët e tij kryesorë ushtarakë.

Ulutash do të largohet më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.