Lajme

“Ultimatumi i delegacionit të ‘gjerë evropian’ ndaj Albin Kurtit”

01/20/2023 10:37
nga:Gazeta Blic

Albin Kurtit sot do t’i bëhet një ultimatum.

Kështu të paktën po pretendon analisti politik, Fatmir Sheholli, raporton Gazeta Blic.

Ai duke e komentuar vizitën e delegacionit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni, ka theksuar se Kurtit do t’i kërkohet data e saktë për draft statutin e Asociacionit.

Fillon takimi i Kurtit me pesë emisarët specialë

“Kurtit do t’i kërkohet koha e saktë për draft statutin e Asociacionit. Pra, do t’i jepet ultimatum”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas Shehollit, Kurtit do t’i kërkohet gjithashtu që të mos bëjë lëvizje të reja në veri, që do të çonin në tensionim të situatës.

Ndryshe, pos zyrtarëve të lartë evropian, pjesë e vizitës në Kosovë është edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ka filluar të mbahet në ndërtesën e qeverisë në ora 10:00.

Ditë më parë, në Kosovë ishte edhe njeriu i dytë i Departamentit të Shtetit, Chollet, i cili kishte theksuar nevojën urgjente për formimin e Asociacionit./ Gazeta Blic

 

Ndërkombëtarët arrijnë në Prishtinë, pritet të takohen me kryeministrin Kurti