Sporti

Ulpiana bindshëm ndaj Drenicës, Dukagjini fiton ndaj Feronikelit

02/27/2022 14:55
nga:L J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ulpianës ka fituar ndaj Drenicës në Lipjan me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1:0, me golin fantastik të Junior nga goditja e lirë.

Në pjesën e dytë, Ulpiana vazhdoi sulmet dhe gjeti edhe dy gola tjerë. Fillimisht shënoi Shkalla në minutën e 54’të, kurse Selimi fundosi Drenicën me golin në minutën e 87’të. Vlen të theksohet se në minutën e 92’të, Ermir Rezi i Ulpianës nuk shënoi nga penalltia.

Krfejt në fund, Drenica gjeti golin e nderit me Kreshnik Ukën në minutën e 96’të.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini fitoi lehtësisht ndaj Feronikelit me rezultatin 0-3.

Në pjesën e parë nuk kishte gola, kurse në të dytën, Carioca, Dallku dhe Januzi (P) shënuan për fitoren e ekipit nga Klina.

/GazetaBlic Sport