Lajme

“Ulja e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët” – Musliu: Vendim skandaloz i Kurtit

11/23/2022 11:46
nga:N M

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur pak minuta më parë ka marrë vendimin për uljen e pagave në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, raporton Gazeta Blic.

Prokurorët dhe gjyqtarët me vendimin e ri të Qeverisë Kurti do të kenë ulje pagash.

E për këtë ka reaguar Betim Musli nga IKD, i cili këtë vendim e ka quajtur skandaloz dhe se do të ketë ndikim direkt në gjyqësor.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Vendimi i fundit i Qeverise Kurti eshte vendim skandaloz qe e shkaterron sistemin e drejtesise – edhe ashtu te lodhte, eshte vendim qe e shkaterron sigurine juridike, eshte vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!

Haradinaj paralajmëron: Situata në veri është drejt eskalimit, zgjidhje do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë