Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se zgjidhja më e mirë për situatën në veri do të ishte, pranimi i kërkesës amerikane në kohë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se gjetja e një zgjidhje është e domosdoshme, teksa shton se situata në veri është drejt eskalimit.
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.


