Lajme

Ukshini: Krizat politike po e dëmtojnë Kosovën, zgjedhja e presidentit kërkon konsensus

04/15/2026 22:28
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, i ftuar në DritareTV, u shpreh se Kosova po përballet me një krizë të vazhdueshme politike, e cila po ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin institucional dhe në imazhin ndërkombëtar të vendit.

Ukshini theksoi se zvarritja e proceseve politike dhe mungesa e kompromisit mes partive rrezikon të dobësojë pozicionin e Kosovës në një moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Sot Kosova ndodhet në një situatë ku institucionet nuk po arrijnë të funksionojnë me kapacitet të plotë. Kjo krijon pasiguri politike dhe e dobëson vendin në raport me sfidat që ka përpara,” u shpreh ai.