Ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadim Gutzeit, njoftoi se liga e tyre e futbollit do të fillojë më 23 gusht.
“Ne kemi rënë dakord, së bashku me Federatën e Futbollit, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë, Policinë Kombëtare, Shërbimin Shtetëror, administratat rajonale për mbajtjen e garave sipas ligjit ushtarak”, tha fillimisht ai.
“Ndërsa jemi duke koordinuar detajet, mund të them me siguri: ndeshjet do të zhvillohen në territorin e Ukrainës, pa spektatorë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe në përputhje me të gjitha rregullat e sigurisë. Siguria para së gjithash”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


