Lajme

Ukraina tallet: “Ditën e Fitores” e shënon me tanket e kapura ruse

05/09/2022 23:22
nga:Astrit Gashi

Qeveria e Ukrainës u tall me kremtimin e Rusisë për “Ditën e Fitores” duke mbajtur atë që ajo tha se ishte një “paradë” tankesh që forcat ukrainase kapën nga trupat ruse në mes të luftës së Moskës me shtetin e Evropës Lindore.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi në një postim në Twitter të mërkurën se Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ushtrisë Ukrainase “ka mbajtur një paradë me tanke trofe ruse, duke prishur festën për pushtuesit”, duke iu referuar Ditës së Fitores.

“Ndoshta agresorët mendojnë se duke armatosur ushtrinë e Ukrainës me trofe ruse, do të ndikojë në kthesën e armatimit të stilit të NATO-s? Plan i ri i zgjuar,” u tall në Twitter Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Dita vjetore e Fitores e Rusisë, e mbajtur më 9 maj, përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Çdo vit, Rusia e shënon rastin me një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Këtë vit, fjalimi i Presidentit rus Vladimir Putin për Ditën e Fitores kaloi pa asnjë përmendje të drejtpërdrejtë të Ukrainës ose një shpallje të luftës gjithëpërfshirëse, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve perëndimorë se Putini mund të përshkallëzojë konfliktin rreth festës.

Në fjalimin e tij, Putin sulmoi zgjerimin e NATO-s, akuzoi SHBA-në për agresion dhe i quajti Ukrainën dhe liderët e saj nazistë – pretendime që ai i përdorte më parë për të justifikuar pushtimin rus të Ukrainës.

The 93rd #UAarmy Brigade held a parade of trophy russian tanks, ruining the holiday for the occupiers. Maybe aggressors think that by arming #UAarmy with russian trophy equipment, it will affect the turn of NATO-style armament? New clever plan. pic.twitter.com/oJS7jfmm3x
— Defence of Ukraine (@DefenceU) May 9, 2022