Lajme

Ukraina shkatërron gjashtë avionë rus

04/05/2024 19:01
nga:Y I

Ukraina ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në një bazë ajrore në rajonin e Rostovit.

Burime të sigurisë thanë për BBC Ukrainian se tetë avionë të tjerë u dëmtuan rëndë dhe 20 personel shërbimi mund të jenë të vrarë ose të plagosur.

Baza e Morozovsk strehon avionë Su-27 dhe Su-34 të përdorur në vijën e frontit në Ukrainë, thanë burimet.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Rusia mbi njoftimet për një sulm në aeroport.