Ukraina tha të martën se raketa ruse janë shkatërruar gjatë një shpërthimi në Gadishullin e Krimesë.
Ky gadishull ukrainas u aneksua paligjshëm nga Rusia më 2014.
Megjithatë, Kievi mohoi përgjegjësinë për këtë incident “misterioz”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Një shpërthim në qytetin Dzhankoi në veri të Krimesë së pushtuar përkohësisht shkatërroi raketat ruse Kalibr-NK, teksa ato po transportoheshin përmes trenave”, tha inteligjenca ushtarake ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.
Hetuesit rusë më herët kishin deklaruar se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin zmbrapsur sulme me dronë në Dzhankoi dhe se pjesët e shkatërruara të dronëve dëmtuan një dyqan dhe një shtëpi, duke lënë të plagosur një person.


