Lajme

Ukraina paraqet padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

02/27/2022 23:05
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Zelensky tha se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.

“Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shtoi presidenti ukrainas.