Lajme

Ukraina nuk do ta njohë Krimenë

03/15/2022 15:34
nga:Astrit Gashi

Ukraina nuk do të pranojë të njohë Krimenë dhe të heqë dorë nga Donbasi, tha këshilltari i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Alexei Arestovich.

Arestovich theksoi se ka një milion opsione për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

“Ka një version, për shembull, të qeverisjes së përbashkët. Ka shembuj të ndryshëm nga historia. Për shembull, Turqia me pjesën e saj të Qipros. Ajo e konsideron Qipron Veriore të sajën, por askush tjetër në botë nuk e njeh këtë. Ka një milion opsione ”, tha Arestovich.

Ai shtoi se beson se diplomacia ukrainase do t’ia dalë, “ngase këtu nuk janë të përfshira vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por një sistem i tërë i shteteve, madje edhe ato shtete që janë larg Ukrainës, por që janë faktor shumë i rëndësishëm për Rusinë, tha Arestovich.