Lajme

Ukraina nis sulmin me raketa në Krime

09/13/2023 09:22
nga:Y I

Rusia thotë se Ukraina ka lëshuar 10 raketa dhe tre anije pa pilot në sulm ndaj shtëpisë së flotës së saj të Detit të Zi në Krime.

Si pasojë e sulmit u shkaktua zjarr i madh në një kantier detar të Sevastopolit, i cili la 24 të plagosur, tha Rusia, raporton BBC.

Guvernatori i Moskës, Mikhail Razvozhayev, tha se shumica e armëve u kapën.

Rusia shtoi se dy nga anijet e saj u dëmtuan si rezultat i goditjeve nga raketat.

Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat BBC thotë se ende nuk i ka verifikuar, tregojnë disa shpërthime të mëdha në zonë.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Ukraina ka shënjestruar Sevastopolin dhe flotën e Detit të Zi më parë, por ky duket të jetë një nga sulmet e saj më të bashkërenduara deri më tani.

Shtatë nga raketat u rrëzuan dhe të tre varkat u shkatërruan, pohoi ministria e mbrojtjes e vendit.

Ukraina nuk ka komentuar ende për sulmin në Krime.

Ndërkohë, dronët rusë raportohet se kanë dëmtuar portin ukrainas të grurit të Izmail, në lumin Danub.

Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, tha se gjashtë persona ishin plagosur në sulm, i cili shkaktoi zjarr dhe dëmtoi infrastrukturën.