Lajme

Ukraina mohon pretendimin rus se ka bombarduar Donetskun

03/14/2022 16:35
nga:Astrit Gashi

Rusia ka pretenduar se 20 civilë u vranë dhe 28 u plagosën pasi një raketë shpërtheu në qytetin e kontrolluar nga separatistët Donetsk, në Ukrainën lindore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka ofruar asnjë dëshmi për këtë pretendim, ndërsa Ukraina ka mohuar fillimin e një sulmi.

“Është padyshim një raketë ruse ose një municion tjetër, nuk ka kuptim të flasim për të”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Leonid Matyukhin.

Separatistët pro rusë që kontrollojnë një pjesë të rajonit të Donetskut thanë më herët se një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në sulmin e supozuar dhe ata akuzuan Kievin për krim të luftës.