Lajme

Uk Lushi reagon për zgjedhjet në veri: “Pošteni Srbi” veç sa do ta komplikojnë punën në Kosovë. A nuk kemi mësuar nga Miloševići?!

04/23/2023 18:13
nga:Gazeta Blic

Njohësi i zhvillimeve politike, Uk Lushinka reaguar për zgjedhjet në veri, ku pjesëmarrja ishte tepër e ulët, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se problemi serbo-shqiptar nuk zgjidhet me improvizime.

Reagimi i plotë:

Duhet të flasim hapur dhe drejt sepse politikanët serbë dhe shqiptarë janë duke u sjellë si menaxherë demagogë që nuk duan zgjidhje. Janë duke shitur dushk për gogla.

“Pošteni Srbi” veç sa do ta komplikojnë punën në Kosovë. A nuk kemi mësuar nga Miloševići?!

Slobodan Milošević gjente disa shqiptarë që i quante “pošteni Albanci”. Por dihet si përfundoi puna e mbështetjes së tij në ta.

Problemi serbo-shqiptar nuk zgjidhet me improvizime.

Nuk do të zgjidhet as nga ndërkombëtarët të cilët kanë interesat e veta, shpesh miopike dhe banale, mbi interesat edhe të shqiptarëve edhe të serbëve. Të huajt kanë puthadorë edhe te serbët edhe te shqiptarët, mirëpo puthadorët e tyre nuk mund zgjidhin asgjë apo përfaqësojnë as serbët dhe as shqiptarët dhe prandaj këto taktika nuk pinë ujë e as japin rezultate paqeje të qëndrueshme në konflikte mes popujsh.

Nyja e status quos së konfliktit serbo- shqiptar zgjidhet ose me luftë totale ose me marrëveshje realistike.

Liderët, si serbë si shqiptarë, të udhëheqin drejt zgjidhjes e të mos menaxhojnë kriza.