Lajme

Uji “pushton” aeroportin e Frankfurtit

08/17/2023 10:03
nga:G B

Moti i keq ka mbërthyer Gjermaninë orët e fundit.

Në mediat e huaja janë publikuar foto dhe video që dëshmojnë situatën e vështirë me reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë.

Një prej tyre, tregon aeroportin e Frankfurtit të “kapluar” nga uji, arsye kjo që ka çuar në anulimin e fluturimeve dhe vonesat e gjata në pistë duke i lënë qindra udhëtarë të bllokuar.

Rreth 70 fluturime u anuluan gjithsej në aeroportin e Frankfurtit për shkak të shirave të dendur dhe disa goditjeve të vetëtimave në Gjermaninë qendrore të mërkurën. Shërbimi gjerman i motit (DWD) kishte paralajmëruar më herët për situatën.