Sporti

UEFA zbulon për herë të parë trofeun e Europa Conference League

05/24/2021 16:23
nga:E K

UEFA ka zbuluar trofeun e Europa Conference League.

UEFA sot ka prezantuar trofeun e Europa Conference League për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Europa Conference League do të nis nga sezoni 2021/2022 dhe do të marrin pjesë klubet të cilat përfundojnë në vendin e shtatë, respektivisht nën ato vende ku përfundojnë klubet që kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Ishte presidenti i UEFA-së, Aleksandr Ceferin i cili bëri zbulimin e trofeut në një ceremoni zyrtare.