UEFA ka pezulluar hetimet ndaj klubeve të projektit të Superligës.
Barcelona, Juventsi dhe Real Madridi mbeten ende pjesë e Superligës Evropiane dhe kanë deklaruar se do të luftojnë me çdo mjet të mundshëm, pasi sipas tyre nuk është thyer asnjë ligj me veprimin e tyre.
Ata do të përballeshin me pasoja potencialisht dënuese nga UEFA, duke përfshirë gjoba të rënda dhe madje edhe përjashtime nga Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
Për të përmirësuar gjërat për ta, Gjykata e Madridit vendosi që ta dërgojë çështjen e Superligës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.



