Sporti

UEFA ka nisur një hetim kundër PSG-së | Tre transferime këtë verë janë të diskutueshme!

09/18/2023 23:21
nga:Lorik J

Mesfushori gjerman, Julian Draxler është larguar nga Paris Saint-Germain dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Al Ahli.

Draxler, i cili ka luajtur për PSG që nga viti 2017, nënshkroi një kontratë dyvjeçare me ekipin e ri. Në Katar, gjermani iu bashkua një tjetër ish-mesfushori parisien, Marco Verratti, i cili u largua nga PSG për në Al Arabi SC, si dhe mbrojtësit Abdou Diallo.

Fitimet prej 69 milionë euro

Këto tre transferime nga PSG në Katar janë të diskutueshme. Marco Verratti u shit për 45 milionë euro, Abdou Diallo për 15 milionë dhe Julian Draxler për 9 milionë euro. Pra, PSG-ja fitoi gjithsej 69 milionë euro nga ato transferta.

Nëse hetimi tregon se këto transferime janë bërë vetëm për t’i injektuar PSG-së paratë e nevojshme për të përmbushur Fair-play-in financiar, ka mundësi që UEFA t’i ngrijë këto para dhe të refuzojë t’i numërojë në llogaritjen e FFP-së.

/GazetaBlic Sport