Sporti

UEFA i ‘kundërpërgjigjet’ Superligës, vjen me një format të ri në Champions League

04/19/2021 17:30
nga:Lorik J

UEFA ka paralajmëruar ndryshime në organizimin e Ligës së Kampionëve.

Dje u konfirmua krijimi i Superligës Evropiane nga 12 skuadrat gjigante të futbollit evropian, dhe menjëherë UEFA ka reaguar duke bërë ndryshime në formatin e Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Formati i ri në Champions League pritet të fillojë në edicionin 2024/2025.

Në organizimin e ri nga UEFA, në Ligën e Kampionëve do të rritet numri i pjesëmarrësve nga 32 në 36 dhe formati do të jetë në formë të një lige.

Të gjitha klubet do të ballafaqohen së paku 10 herë duke luajtur 5 ndeshje në shtëpi dhe 5 në udhëtim.

8 klubet më të mira do të kalojnë automatikisht në çerekfinale, ndërsa pjesa tjetër e 24 ekipeve do të përballen në fazën play-off, për të siguruar një vend në 16 më të mirat në këtë garë.

Format të njëjtë do të përdoret edhe në Europa League dhe në Europa Conference League.

Ky ndryshim është bërë me qëllim që UEFA të krijojë kompeticion më atraktiv për shikuesit e futbollit evropian.

/GazetaBlic Sport.