Sporti

UEFA e konfirmon se e kishte pezulluar Agim Ademin në vitin 2020, por më pas ishte anuluar ky vendim

03/21/2022 16:24
nga:L J

Shumë zhurmë në ditët e fundit në lidhje me kryetarin e FFK’së, Agim Ademin.

Gjatë muajve të fundit, “opozita” ka folur në lidhje me një letër që UEFA e kishte dërguar në drejtim të FFK’së për të ndaluar Agim Ademin të ushtrojë pozitën e kryetarit deri në dhejtor të vitit 2022, shkaku i problemeve personale që edhe ishte dënuar fillimisht, shkruan GazetaBic Sport.

Dje Agim Ademi gjatë një emisioni në RTK ka theksuar se nuk ka ka letër e tillë, kurse rreth gjysmë ore më pas mediumet publikuan atë letër që në të vërtetë ekzistoi!

Ademi më pas reagoi sërish duke thënë se ajo letër ekziston, por nuk ishte në fuqi, pasi ishte larguar ai vendim – pasi që Gjykata e kishte rikthyer në rigjykim lëndën e tij.

UEFA para pak çastesh ka konfirmuar për Kanal10 se ka pasur një vendim për të dënuar Agim Ademin për të mos ushtruar detyrën e presidentit të FFK-së deri më 31 dhjetor të vitit 2022, mirëpo më pas ky vendim është anuluar.

“Organi i Etikës dhe Disiplinës së Kontrollit të UEFA-s (CEDB) mori një vendim të datës 20 gusht 2020 për këtë çështje (siç është raportuar). Ju lutemi, megjithatë, kini parasysh se ky vendim i CEDB-së nuk ka efekt juridik pasi më pas u anulua me një vendim të mëtejshëm të CEDB-së”, thuhet në përgjigjjen e UEFA-s.