Numër i madh i qytetarëve kanë protestuar që nga 16 shtatori si shenjë revolte ndaj aktgjykimit dënues për ish-krerëve e UÇK-së.
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se protesta është thirrur nga Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri.
“Në mënyrë që të tregojmë që kauza jonë nuk do të ndalet. UÇK-ja siç ka qenë e popullit atëherë, populli do të jetë i UÇK-së tash”, tha Musmurati.
Pos tjerash, ajo tha se qytetarët po bëhen bashkë për të kundërshtuar dënimin e padrejtë prej 81 vitesh burgim për çlirimtarët.
Ajo shtoi se edhe sot do t’i bashkohen protestat të thirrur nga OVL UÇK.


