Sporti

U shpallën kampion në La Liga, Carlo Ancelotti e ka fokusin në Champions: Duam të shkojmë në Wembley!

05/05/2024 10:25
nga:Lorik J

Carlo Ancelotti ka siguruar titullin e tij të 12-të si trajner i Real Madridit, por ai nuk do të ndalet me kaq.

Vetëm pak minuta pasi titulli i La Ligës u zyrtarizua, italiani pohoi:

“Fokusi ynë është 100% në ndeshjen e Bayernit tani. Ne duam të shkojmë në Londër, Wembley. Ne vërtet duam të luajmë një tjetër finale”, tha Ancelotti.

Kjo është fryma e duhur nga trajneri! Fitorja ndaj Bayernit në Bernabeu të mërkurën do t’i sillte Los Blancos një hap më afër titullit të tyre historik të 15-të të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport