Sporti

U shpall kampion me Galatasaray, Icardi: Jam shumë i lumtur këtu, le ta shijojmë titullin tani

05/30/2023 21:31
nga:Lorik J

Skuadra e Galatasaray ka fituar titullin kampion në Turqi, pasi fitoi ndaj Ankaragucu.

Galatasaray u shpall kampion për herë të 23’të dhe një nga lojtarët kryesorë këtë sezon ishte sulmuesi, Mauro Icardi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi potencoi se është shumë i lumtur tek klubi turk dhe tani do ta shijojë titullin e fituar.

“Kam një mesazh për tifozët e Galatasaray. Le të shijojmë titullin së bashku”.

“Jam shumë i lumtur këtu. Tani kemi derbin me Fenerbahcen, do të përgatitemi për të, pastaj do shohim për kontratën time”, tha Icardi për Bein Sports.

/GazetaBlic Sport