Sporti

U rrëzua njëherë tek shkallët, por jo edhe në herën e dytë – Inzaghi bëhet viral me veprimin e tij pas derbit ndaj Milanit

04/20/2022 08:25
nga:Mergim Rreci

Inter deklasoi Milanin me rezultatin e thellë 3-0 dhe arriti në finale të Kupës së Italisë.

Lautaro Martinez dy herë në pjesën e parë dhe Gosens në të dytën shënuan për fitoren e zikaltërve në këtë ballafaqim, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Inzaghi, trajneri i Interit lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij.

“Djemtë ishin fantastikë. Ne luajtëm një derbi me taktikë, duke goditur në momentin e duhur. Ne donim këtë derbi që ishte shumë i rëndësishëm sepse vlente për finalen e Kupës së Italisë dhe e merituam në fushë”, tha Inzaghi për Mediaset.

Megjithatë, një moment shumë interesant ndodhi pas ndeshjes, moment ky që u prodhua pikërisht nga trajneri në fjalë. Ai ishte rrëzuar në shkallët e stadiumit në ndeshjen e humbur ndaj Liverpool, por këtë gabim nuk e përsëriti edhe mbrëmë.

Kur shkoi tek shkallët, ai u kujdes shumë që të ketë sigurinë e plotë për të lëvizur poshtë, me videon që u bë virale.

/GazetaBlic Sport/