Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke ecur.Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në momentin fatal, viktima ka qenë duke ecur me kolegun e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet.
“Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.