Dje Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rr. “Xhemë Gostivari”, ka ndodhur një rrahje ne një market.
Pas një mosmarrëveshje të çastit me një person të panjohur i cili kishte qenë i armatosur e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kokë dhe me grushte, ku i shkakton lëndime trupore dhe më pas i dyshuari me një veturë largohet nga aty.
Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Sektori i hetimeve në Prizren pas vëzhgimit të kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarve: H. P. viti i lindjes 1998, A.K. viti i lindjes 2001 dhe K.T viti i lindjes 1999.
“Në banesën e dyshuarit H.P gjate bastisjes është gjetur dhe sekuestrua ne cilësinë e provave materiale një pistoletë- lodër dhe një këllëf i pistoletës. I dyshuari ka deklaruar se këtë pistoletë- lodër e kishte me vete kur ka ndodh rasti. Në prezencën e avokateve mbrojtës janë marr deklarata nga të dyshuarit , të cilët e pranojnë që janë përfshire në këtë rast, sipas tyre ishte një mosmarrëveshje e çastit”, njofton policia.
Në lidhje me këtë rast për gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar / Departamenti për krime te përgjithshme Prizren. Me vendim të prokurorit të shtetit , dy te dyshuarit ndalen në qendrën e ndalimit për 48 orë. Ndërsa personi i tretë me inicialet K.T., është liruar.