Lajme

U raportua se ka thyerje ndërmjet Lumir Abdixhikut e Përparim Ramës, ata shihen bashkë në kafiteri (foto)

05/05/2022 13:02
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë kohës së pauzës së Kuvendit të Kosovës, është parë duke pirë kafe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe zyrtarë të tjerë të partisë së tij dhe ata të komunës së Prishtinës.

Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi ku Abdixhiku e Rama shihen ‘kokë me kokë’, duke biseduar në njërën nga kafiteritë e njohura në Prishtinë.

Ky takim i tyre vjen pas raportimit të medieve së ka një përçarje mes kryetarit të LDK dhe kryetarit të Prishtinës.

PDK: S`ka normalitet në Kuvend pa themelimin e Komisionit për energjinë