Lajme

PDK: S`ka normalitet në Kuvend pa themelimin e Komisionit për energjinë

05/05/2022 12:29
nga:N M

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Komisioni hetimor për energjinë i kërkuar nga opozita duhet të themelohet, përndryshe sipas tyre nuk do të ketë normalitet në Kuvend.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që pushteti t`i thotë opozitës përmirësoje kërkesën për komisioni, ne nuk biem pre e pushteti, por do të kërkojmë themelimin e Komisionit për energjinë”, ka thënë Abelard Tahiri ndër të tjera.

Ai ka thënë se duhet të dihet se ku kanë shkuar miliona euro për energjinë që nga muajt janar e deri në prill.

“Nuk do të ketë normalitet në Kuvend pa krijimi ne komisionit”, ka thënë në konferencë ë jashtëzakonshme në hollin e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Zhurma në Kuvend dhe komisioni hetimor, paralajmëron Arben Gashi: Nuk ndalemi, vazhdojmë njësoj