Lajme

U raportua për shpërthime në veri, flasin nga Policia e Kosovës

04/18/2022 01:15
nga:Gazeta Blic

Pak minuta pas raportimit nga mediat lokale të Mitrovicës se në Veri janë dëgjuar disa krisma, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike.

Siç raporton express, nga policia thonë se ato krisma “me gjasë” kanë qenë të një festeje.

Raportohet për shpërthime në veri të Mitrovicës