PSG dhe Marseille do të luajnë derbin e kampionatit francez të dielën nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 11-të. Parisienët me trajnerin Christophe Galtier janë në vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Marseille e drejtuar nga Igor Tudor është e treta me tre pikë më pak. Mes tyre është Lorient me 25 pikë.
“Ju mediat nuk merreni fare me futboll. Ju shtrembëroni fjalët e mia dhe bëni gjërat tuaja, sikur nuk e besoni atë që po ju them. Unë nuk jam këtu për të komentuar thashethemet”, tha Galtier i cili mori përsipër skuadrën e Parisit këtë verë.
Kujtojmë se ditët e fundit është përmendur sërish se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga klubi, tashmë në janar, pasi nënshkroi kontratën e re këtë verë.
“Sigurisht që kam folur me Kylian. Por jo për temat që ju interesojnë. Ne folëm për ndeshjen me Benfican në Champions League (1:1), në të cilën ai ishte më i miri”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


