Sporti

U lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, këto janë të reja e fundit nga Chiellini

06/18/2021 09:22
nga:Mergim Rreci

Giorgio Chiellini e mbylli pas 25 minutash ndeshjen e tij me Zvicrën dhe ditën e djeshme iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Për kapitenin e Italisë konfirmohet tërheqja, e cila fatmirësisht është e gradës së parë, ndaj nuk flitet për një dëmtim serioz.

Gjithsesi, stafi “axurr” ka vendosur që t’i japë fillimisht dy ditë pushim mbrojtësit që pret të festojë 37-vjetorin, duke konfirmuar se prezenca e tij për sfidën e fundit kundër Uellsit nuk do të jetë e mundur.

Ndoshta, shpresat e mjekëve janë që Kielini të jetë gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor.

Madje, edhe sikur të ishte rikuperuar, për duelin me britanikët trajneri Mancini pritet që të bëjë një rrotacion të gjerë, duke nisur nga mbrojtja, mesfusha, por edhe në repartin e sulmit.

/GazetaBlic Sport/